back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaRegjionaleDrenasGjashtë familje të Drenasit dërgohen në gjykatë

Gjashtë familje të Drenasit dërgohen në gjykatë

Të ngjajshme

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Interit ngopet me ”pasta bolonjeze”, eliminohet nga Superkupa e Italisë

Skuadra e Bolognas ka shkruar historinë, duke siguruar për...

Rutte: Pas marrëveshjes së paqes, NATO do të reagojë ashpër ndaj çdo sulmi rus

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar...

Fiat zbulon modelin e ri 500 Hybrid Torino

Fiat ka nisur prodhimin e modelit të ri 500...

Laureatet e vitit, Dardan Berisha shpallet basketbollisti më i mirë i vitit 2025

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka ndarë çmimet...

Komuna e Drenasit nuk ka arritur t’i lirojë të gjitha banesat, 14 sa pretendon se janë në pronësi të Komunës në dy ndërtesa të larta në qendër të Drenasit, me gjithë kërcënimet se ato do të nxirren me forcë. Sipas zyrtarëve komunalë, 7 familje kanë liruar vullnetarisht banesat, 2 banesa janë mbindërtime, në një banesë jeton një grua serbe, ndërsa për 6 familje, në mesin e të cilave edhe ajo e dëshmorit Mehmet Saliuku do të vendosë gjykata, shkruan gazeta “Zëri”.

Ka përfunduar vetëm pjesërisht zbatimi i vendimit të Komunës së Drenasit për t’i liruar pronat komunale, 14 banesa në dy ndërtesa në qendër të Drenasit, pas vendimit për lirimin e pronave nga uzurpatorët. Një komision i Komunës së Drenasit i kishte shpallur uzurpatorët familjet që ishin vendosur, siç thuhet ilegalisht në banesat pronë të Komunës. Të gjitha familjeve Komuna u kishte dërguar një paralajmërim se nëse deri në afatin e caktuar nuk i lirojnë banesat, atëherë ata do të nxirren me forcë. Për 7 ditë afat sa u kishte dhënë Komuna, asnjë prej familjeve nuk i kishin liruar banesat, por me insistimin e Komisionit që familjet t’i lirojnë banesat 7 prej tyre kishin dalë vullnetarisht.

Nga 6 familje sa kanë mbetur, për familjen e dëshmorit Mehmet Saliuku nga Gradica, pohohet të jetë në gjendje të rëndë: pa asnjë pëllëmbë të tokës në Gradicë dhe askund tjetër me një fëmijë të sëmurë si pasojë e plagosjes në luftë dhe me probleme shëndetësore pothuajse të të gjithë anëtarëve të familjes, bashkëshortes së dëshmorit Minirës, vajzës Heroinës dhe djalit Shpejtimit. Në gjendje më të rëndë është vajza Heroina, e cila edhe më tutje merr trajtim mjekësor. /zeri/

Gjashtë familje dërgohen në gjykatë

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz