Gjarpri helmues “Vipera ammodytes” në pulla postare
dp

Lexo edheKur pushimet kthehen në tragjedi: 3-vjeçari humb jetën pasi ra nga dritarja e hotelit

Posta e Kosovës lëshon sot në qarkullim postar emisionin e pullave postare me titull ‘Diversiteti i gjallë – Vipera ammodytes’, kushtuar nepërkës me bri (Vipera ammodytes), një prej llojeve më karakteristike të gjarpërinjve helmues të faunës së Kosovës.
Ky lloj luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e ekuilibrit natyror dhe, megjithëse është helmuese, zakonisht shmang kontaktin me njerëzit.
Përmes këtij emisioni filatelik, Posta e Kosovës synon të promovojë vlerat e biodiversitetit dhe rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë natyrore.

Lexo edheKur pushimet kthehen në tragjedi: 3-vjeçari humb jetën pasi ra nga dritarja e hotelit

Emisioni i pullave postare është realizuar në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore, Katedrën e Biologjisë.
Posta e Kosovës fton koleksionistët, bizneset dhe qytetarët që ta bëjnë pjesë të koleksioneve dhe komunikimit të tyre këtë emision të veçantë filatelik, përmes të cilit promovohen pasuria natyrore e vendit dhe rëndësia e ruajtjes së biodiversitetit.
