I riu i cili u raportua se ishte në gjende të rëndë për jetën pasi u përplas me një shtyllë në Durrës, ka ndërruar jetë.
Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar me motor, pa kaskë, ndërsa ka humbur drejtimin e tij, duke u përplasur me një shtyllë. Aksidenti ka qenë shumë i rëndë, duke i shkaktuar vdekjen atij.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ku edhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit që i morën jetën të riut.
Viktima mësohet se është Tosi Jaupllari, lindur në Skrapar, i cili ka qenë duke udhëtuar vetëm me motor
/GazetaExpress/


