Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje
dp

Lexo edhePër vetëm 40 vota, Juniku shkon në balotazh – Ruzhdi Shehu i LDK-së akuzon AAK-në për propagandë dhe shpifje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Ushtrinë e Kosovës, ka zhvilluar një operacion kërkim-shpëtimi në rajonin e Gjakovës për gjetjen e Florjan Tabakut nga Tropoja, person me nevoja të veçanta, i cili ishte raportuar i zhdukur më 20 tetor 2025 në territorin e Kosovës.
Sipas njoftimit të SHKKSH-së, ekipet kanë kryer kërkime intensive në terren të vështirë dhe në kushte të ftohta atmosferike, duke demonstruar nivel të lartë bashkëpunimi dhe profesionalizmi.
Operacioni u zhvillua më 21 tetor dhe u koordinua ngushtë ndërmjet njësive të kërkim-shpëtimit, policisë dhe ushtrisë, me qëllim sigurimin e një reagimi sa më të shpejtë dhe efikas ndaj rastit të zhdukjes.

Lexo edhePër vetëm 40 vota, Juniku shkon në balotazh – Ruzhdi Shehu i LDK-së akuzon AAK-në për propagandë dhe shpifje