BallinaLajmeGjakovë: Arrestohet personi me mbi 5 kg marihuanë, konfiskohet automjeti

Gjakovë: Arrestohet personi me mbi 5 kg marihuanë, konfiskohet automjeti

Të ngjajshme

Zhduket një vajzë në Klinë, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një...

Policia jep detaje për futbollistin kosovar që vdiq në fushë

Futbollisti i klubit të veteranëve KFV Barileva, Liridon Gubetini,...

SHBA konfirmon rrëzimin e avionit luftarak F-15 nga iranianët, fati i ekuipazhit nuk dihet

Irani ka rrëzuar një avion luftarak amerikan mbi territorin...

Një person është arrestuar më 3 prill në Gjakovë nën dyshimin për posedim të substancave narkotike, njofton Policia e Kosovës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 12:30 në rrugën “Megzun Boshnjaku”, ku gjatë kontrollit të automjetit të tij, i dyshuari mashkull kosovar është kapur duke mbajtur një sasi marihuane me peshë 5.413 gramë, transmeton lajmi.net.

Përveç drogës, si provë materiale janë sekuestruar edhe automjeti me targa të Shqipërisë dhe dy telefona celularë që ndodheshin në pronësi të tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje dhe rasti po vazhdon të hetohet nga autoritetet kompetente.

Raporti i plotë: 

POSEDIM I SUBSTANCAVE NARKOTIKE

Rr. Megzun Boshnjaku, Gjakovë 03.04.2026 – 12:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që gjatë kontrollit në automjetin e tij, janë gjetur dhe konfiskuar një sasi me substancë narkotike marihuanë me peshë 5413 gramë. Si provë materiale është sekuestruar automjeti me targa të Shqipërisë dhe dy telefona. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz