BallinaRegjionaleDrenasGIZ-i gjerman vlerëson Komunën e Drenasit ndër më të mirat në menaxhimin...

GIZ-i gjerman vlerëson Komunën e Drenasit ndër më të mirat në menaxhimin e mbeturinave

Të ngjajshme

F1 anulon dy garat që zhvillohen në Lindjen e Mesme

Garat e Çmimit të Madh të Bahreinit dhe Arabisë...

10-shi i UÇK-së, Rexhep Selimi feston sot ditëlindjen e 55-të

Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, feston sot ditëlindjen...

Kryetari i Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, priti në një takim pune Drejtorin e GIZ-it gjerman, Kai Hofman, me të cilin Komuna është partner, ku u diskutua rreth suksesit të menaxhimit të mbeturinave në Komunën e Drenasit.

Hofman u shpreh i impresionuar me sukseset e arritura ne fushën e menaxhimit të mbeturinave në territorin e Komunës së Drenasit.  Ai kujtoi vizitën e tij të parë gjatë zgjerimit të shërbimit në fshatin Nekoc, ku së bashku me Kryetarin e Drenasit, Nexhat Demaku, patën premtuar që shërbimi i menaxhimit të mbeturinave së shpejti  do të shtrihet në të gjitha fshatrat.

Drejtoresha e Shërbimeve Publike, Hyrije Xhemajlaj-Thaqi, informoj që deri më tani në menaxhimin e shërbimit të mbeturinave kanë hyrë 26 zona kadastrale dhe deri në fund të vitit planifikohet që të gjitha fshatrat të përfshihen me këtë shërbim. Ende mbetet shqetësim deponitë ilegale dhe disa zona në Drenas II, ku edhe pse është zonë urbane, një pjesë e qytetarëve nuk e kanë pranuar këtë shërbim.

Kryetari Demaku dhe z. Hofman u dakorduan që të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen, me qëllim të përfitimit të grantit në garën për Komuna të pastërta, ku në këtë garë pjesëmarrëse është edhe Komuna e Drenasit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz