back to top
Wednesday, September 10, 2025
BallinaRegjionaleGIZ –i gjerman mbështet Vushtrrinë për punësimin e të rinjve

GIZ –i gjerman mbështet Vushtrrinë për punësimin e të rinjve

Të ngjajshme

Aktorja e famshme turke kapet mat me reperin e njohur

Në showbizzin turk sot është vetëm një emër në...

Vdes aleati i Trump, pasi u qëllua me armë

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka njoftuar se aleati i...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet ndryshim i motit për shkak...

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Bajram Mulaku , Arta Haxhaj dhe Shpresa Rama, kanë pritur sot në një takim pune Emily Cullom,udhëheqëse e Projektit “ Yepik “ nga GIZ-i gjerman. Temë debati në këtë takim ishte analiza dhe shqyrtimi i implemetimit të projektit që ka të bëjë me punësimin dhe aftësimin profesional të të rinjve ku është e përfshirë edhe Komuna e Vushtrrisë.
“Jemi shumë të kënaqur që po punojmë krah për krah me partner drejt rezultateve të dukshme dhe të qëndrueshme për të rinjtë në Kosovë,e kësisoji edhe në Vushtrri, duke zbatuar marrëveshjen e implementimit në mes GIZ dhe Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Vushtrrisë , që përcakton detajet e kontributeve tona drejt realizimit të synimit të përbashkët për punësim të të rinjve”, theksoi Cullom.
Kryetari Mulaku ka fëlënderuar GIZ-in gjerman për mbështetjen që po i jep Komunës së Vushtrrisë në përparimin e arsimimit themelor dhe të krijimit të një sistemit të shëndoshë për aftësim profesional dhe përgatitje për treg të punës të të rinjve . Qëllim tjetër i lansimit të këtij projekti është që të përmirësohen gjasat e të rinjve në tregun e punës,ka thënë Mulaku .
Në këtë projekt të GIZ janë të përfshira tri pilot komunat Vushtrria , Gjakova dhe Ferizaj.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz