Gigi Hadid flet për lidhjen me Bradley Cooper: Është diçka e mrekullueshme

Gigi Hadid ka folur më hapur për lidhjen e saj me aktorin Bradley Cooper, një marrëdhënie që dyshja ka preferuar ta mbajë larg vëmendjes së publikut që prej fillimit të saj.
Në një intervistë për “Vogue France”, modelja e përshkroi lidhjen me Cooper si të qetë dhe të qëndrueshme, duke vënë në pah rëndësinë e mbështetjes dhe sinqeritetit mes tyre.
“Ajo që është e mrekullueshme në lidhjen time të tanishme është se mund të jemi plotësisht të sinqertë me njëri-tjetrin”, u shpreh Hadid.
Çifti aktualisht ndodhet në Paris, ku Bradley Cooper po punon për një projekt të ri filmik. Gigi ka treguar se përmes partnerit të saj ka zbuluar një tjetër anë të kryeqytetit francez dhe se kjo përvojë e ka bërë të mendojë edhe për mundësinë që një ditë të jetojë atje.
Ndërkohë, fotografitë e fundit të çiftit kanë nxitur thashetheme për një martesë të mundshme, pasi të dy janë parë me unaza ari në duar.

Lexo edheNdarja nga Sarah Berisha dhe aludimet për romancë të re, reagon ashpër DJ PM
Megjithatë, burime pranë tyre kanë mohuar se bëhet fjalë për unaza martese. Sipas tyre, unazat lidhen me marrëdhënien dhe përkushtimin që dyshja ka ndaj njëri-tjetrit.
Burimet kanë treguar gjithashtu se Hadid dhe Cooper janë shumë të afërt kur nuk janë të angazhuar me punë, ndërsa vajzat e tyre thuhet se kanë krijuar një marrëdhënie shumë të mirë me njëra-tjetrën.
Pavarësisht interesit të madh mediatik, çifti vazhdon ta mbajë jetën private sa më larg kamerave, duke zgjedhur të ndajë vetëm pak detaje për marrëdhënien e tyre.














