back to top
Saturday, February 21, 2026
BallinaLajmeGërxhaliu: Buxheti 4 miliardësh më shumë emergjent se zhvillimor

Gërxhaliu: Buxheti 4 miliardësh më shumë emergjent se zhvillimor

Të ngjajshme

Nga Trump tek Infantino – me kë u takua dhe bashkëbisedoj presidentja Osmani në ShBA?

Presidentja e Republika e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë...

Korenica vazhdon të shkëlqejë me Clujin, shënon ndaj Petrolulit

Meriton Korenica po vazhdon me formë të mirë me...

Takime me presidentë e kryeministra/ Si shkoi vizita e Osmanit në Uashington?

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë...

Guardiola do me ngulm që Rodri të zgjasë kontratën me Cityn

Pep Guardiola ka thënë që dëshiron me ngulm që...

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu ka komentuar buxhetin 4 miliardësh të Kosovës i cili u aprovua në seancën e së premtes në Kuvendin e Kosovës.

“Ky është një buxhet shumë më tepër emergjent sesa zhvillimor me vetë faktin se nuk ka pasur dialog të mirëfilltë. Të flitet për zhvillim vërtetë është utopike, për një muaj do të ketë prapë rishikim të buxhetit, por kam dro se ky buxhet, ky votim i ka dhënë ngjyrë politike, shumë mendojnë se do të jetë një buxhet kalimtar dhe nuk do të dihet fati i zgjedhjes së presidentit/es” deklaroi ai të shtunën në Klan Kosova.

“Zgjedhjet e reja do të ishin fatale për ekonominë kosovare, por është një buxhet i një kontinuiteti” , deklaroi mes tjerash ai, në  klankosova, transmeton Periskopi.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës tha poashtu se se Kosova nuk po mund të dalë nga agjenda politike.

“Më e mira që i ka ndodhë Kosovës, është që e kemi parlamentin, kryetarin e parlamentit, dhe e kemi Qeverinë. Po e shihni se ky mozaik politik nuk është i kompletuar pa zgjedhjen e presidentit/es”. Nëse nuk do të ketë pajtueshmëri rreth presidentes, atëherë Kosova do të shkojë në zgjedhje, nëse do të shkohet në zgjedhje, buxheti do të jetë i gatshëm pasi që është emergjent, të ridazajnohet, apo të ri trajtohet në atë mënyrë që që i shkon në favor të zgjedhurve, partisë fituese”.

“Kemi të bëjmë me projekte që kanë të bëjnë me dimensionin kohor të vitit 2024-2027, duhet të kuptohet që pjesa e parë ka të bëjë me mirëbesim, duhet të ndahet me mirëbesim, afro. 171 milion euro, mirëpo pjesa tjetër është pjesë e performancës, mirëpo sa do të ketë Kosova performancë nëse do ta ketë këtë agjendë politike”, shtoi Gërxhaliu.

Të Fundit

Sport

ShowBiz