back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeGërvalla vajton dështimin e Muratit: Frika e opozitës nga “Kurti 3” është...

Gërvalla vajton dështimin e Muratit: Frika e opozitës nga “Kurti 3” është shpërfaqur hapur, AAK abstenoi nga frika se mos identifikohet nga qytetarët me Listën Serbe

Të ngjajshme

Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka dalë e shqetësuar për dështimin e radhës të VV-së për të zgjedhur kryeparlamentarin.

Ajo vazhdoi sulmet ndaj ish-opozitës, duke pretenduar pa fakte se ata po frikësohen nga Qeveria “Kurti 3”, transmeton lajmi.net

“Edhe sot ishim dëshmitarë të një farse të vërtetë: përsëri një kandidat, përsëri një bllokim, përsëri një dështim në konstituimin e institucioneve. Është shumë e qartë që bllokimi nuk lidhet me emra të veçantë, por me mosgatishmërinë e opozitës për të kaluar në një fazë të re. Frika e opozitës nga Qeveria ‘Kurti 3’ është shpërfaqur hapur gjatë shumë ditëve e muajve të fundit.”

“Kushtetuta e thotë qartë: Propozimi është i partisë fituese. Partia fituese e ka dhënë emrin e tretë me radhë, dhe reagimi ka qenë përsëri i njëjtë. PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe – AAK sot kishte mësuar nga gabimi i herës së kaluar dhe ka abstenuar, nga frika se mos përsëri qytetarët po e identifikojnë me Listën Serbe. Lista Serbe nuk e ka vendin në Kuvend, nuk e ka vendin në zgjedhjet lokale. Prandaj jemi këmbëngulës që certifikimi i saj për zgjedhjet e 12 tetorit nuk duhet të ndodhë dhe nuk guxon të ndodhë.”

“Jo vetëm në futboll, por edhe në fusha të tjera, nuk e propozon kundërshtari atë që ti e propozon,” u shpreh ajo./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz