BallinaLajmeGërvalla shkoi në Romë, merr pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të...

Gërvalla shkoi në Romë, merr pjesë në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë

Të ngjajshme

Dalin në shitje biletat për ndeshjen miqësore Ukrainë-Shqipëri

Federata Shqiptare e Futbollit njofton se kanë dalë në...

Raportohet vdekja e një mërgimtari në një aksident trafiku në Kroaci- po vinte në Kosovë

Faqja “Deçani”, njofton se gjatë rrugës për në vendlindje,...

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së thërret konferencë për media

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së njofton se...

Sulmoi fizikisht bashkëshorten, arrestohet i dyshuari në Pejë

Një person është arrestuar në Pejë pasi i njëjti...

Me ftesë zyrtare të Zëvendëskryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Antonio Tajani, Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Romë, ku do të përfaqësojë Kosovën në Konferencën e parë Ndërkombëtare të Italofonisë, që do të zhvillohet më 17 dhe 18 nëntor 2025.

 

MPJD ka njoftuar se kjo konferencë, e para e këtij formati, organizohet nga Ministria e Punëve të Jashtme të Italisë në bashkëpunim me Shoqatën “Dante Alighieri” dhe synon të promovojë gjuhën italiane si mjet komunikimi dhe bashkëpunimi kulturor ndërmjet popujve e vendeve të ndryshme. Në qendër të konferencës do të jenë temat e forcimit të identitetit të përbashkët, dialogut ndërkulturor, paqes, zhvillimit ekonomik dhe diplomacisë kulturore. Italofonia do të prezantohet si platformë për zhvillim dhe rritje ekonomike, duke forcuar marrëdhëniet mes shoqërive civile, institucioneve dhe bashkësive që flasin gjuhën italiane anembanë botës.

 

“Pjesëmarrja e Ministres Gërvalla në këtë nismë vjen në kuadër të marrëdhënieve të shkëlqyera kulturore dhe miqësore me Italinë, si dhe angazhimit të vazhdueshëm për promovimin e dialogut ndërkombëtar. Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të theksojë rolin e mërgatës sonë shqiptare në Itali si një urë të rëndësishme kulturore dhe gjuhësore, që forcon dita-ditës bashkëpunimin dypalësh si dhe atë rajonal”, ka njoftuar MPJD. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz