back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGërvalla: Nuk mund të them nëse janë liruar të gjithë qytetarët në...

Gërvalla: Nuk mund të them nëse janë liruar të gjithë qytetarët në kufijtë e Serbisë, këtë duhet verifikuar

Të ngjajshme

Gashani: Dyfishohet mbështetja për sportistet dhe trajneret femra – nga 200 në 400 euro

Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria...

Semenyo shpallet lojtari i muajit shkurt në Premierligë

Antoine Semenyo po kalon një superformë me Manchester Cityn. Ganezi,...

Refuzohet kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë e të pandehurit për krime lufte

Gjykata Supreme e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën...

Armatimi në veri, Elshani: Për mbi 20 vjet mungoi kontrolli institucional

Armatim, pajisje ushtarake dhe mjete të tjera janë gjetur...

Çertifikohen dy qenë policorë

Në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, u mbajt...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla , në një konferencë të mbajtur sonte tha se nuk ka akoma informata nëse janë liruar të gjithë qytetarët që u mbajtën të bllokuar në kufijtë e Serbisë.

Gërvalla e konfirmoi se një pjesë e qytetarëve tashmë janë liruar, por se nuk e di nëse janë liruar të gjithë.
“E dimë që një pjesë e atyre që janë mbajtur në kufijtë e Serbisë janë liruar, nuk mund t’ju japim informacion a janë liruar të gjithë apo ka ende qytetarë tanë që mbeten duke u mbajtur nëpër vende të ndryshme. Këto informacione do t”i merrni sapo t’i kemi verifikuar të gjitha”, tha Gërvalla para gazetarëve, transmeton Gazeta Express.

Gjatë konferencës ajo kërkoi që të shmanget kalimi nëpër Serbi.
“Më lejoni të përsëris thirrjen që të evitohet kalimi nëpër Serbi, në çdo rrethanë sepse nuk e dim sa do të mund të ashpoërsohet kjo strategji e Vuçiqit”, tha ajo.

Ajo ka thënë se ndalimi i kosovarëve në Serbi lidhet me rezultatin që Kosova mori të martën në Asamblenë e Këshillit të Evropës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz