Anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes janë nisur drejt selisë së partisë së tyre për në mbledhjen e sotme për mandatarin e ri.
Mysafire e kësaj mbledhjeje është edhe bashkëkryetarja e Guxo, Donika Gërvalla, e cila hyri në këtë mbledhje pa dhënë ndonjë deklaratë për media.
Njëjtë s’u prononcua as nënkryetarja e partisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se deklaratën do ta japë pas mbledhjes së partisë, ndërsa shkurt tha se emrin e mandatarin “Këshilli e vendos”.
Ndërkaq, më pak entuziast për mandatarin u duk kandidati i VV-së për kryetar të Obiliqit, Halil Thaçi, i cili mendjen e kishte te balotazhi.
“Kryesore është që Fushë Kosovën, Obiliqin dhe Prishtinën po e fitojmë”, tha ai duke hyrë./Express/