Gërmime te Rektorati për varrezën e dyshimtë me të vrarë shqiptarë
03
Lexo edheDetyrohet ta kthejë në punë dhe t’ia paguaj gjobën prej 8 mijë euro
Sot në kampusin e Universiteti Publik, saktësisht prapa Rektorati, ashtu edhe siç ishte njoftuar, kanë vazhduar gërmimet me dyshimet për varreze masive, raporton KTV.
Ekspertët vendorë e ndërkombëtarë, gërmimet e para me dyshimet për të gjetur trupa të shqiptarëve të varrosur aty gjatë luftës së vitit 1998- 1999, i patën filluar më 13 korrik në afërsi të kishë ortodokse serbe ndërtuar paligjshëm në kompleksin universitar gjatë regjimit të Slobodan Milosheviqit, transmeton Koha.net .
Gjatë dy gërmimeve të para nuk është gjetur asnjë mbetje mortore.
Ky është gërmim i treti brenda dy javësh për të zbuluar varrezën e dyshimtë masive me të vrarët shqiptarë.
Lexo edheDetyrohet ta kthejë në punë dhe t’ia paguaj gjobën prej 8 mijë euro
Dëshmitarë të shumtë më herët kanë deklaruar se gjatë kohës së luftës, kanë parë forca të policisë duke varrosur trupa të të vrarëve në këtë hapësirë.