Georgina thyen heshtjen për komentet ndaj trupit të saj, zbulon çfarë i tha Ronaldo
Georgina Rodriguez ka reaguar publikisht pas valës së komenteve për pamjen e saj fizike, të cilat u shtuan pasi fotografitë e saj me Cristiano Ronaldon gjatë pushimeve verore në jaht u përhapën në rrjetet sociale.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, partnerja e yllit portugez tha se trupi i saj do të vazhdojë të ndryshojë me kalimin e viteve dhe se kjo është një pjesë normale e jetës. Ajo theksoi se dëshiron t’u mësojë fëmijëve të saj se vlera e një njeriu nuk matet nga pamja fizike apo nga opinionet e të tjerëve.

Georgina zbuloi edhe një bisedë me Cristiano Ronaldon, duke treguar se i kishte shprehur shqetësimin për komentet ku e quanin “të shëndoshë”. Sipas saj, Ronaldo e qetësoi duke i thënë se nuk jeton nga pamja e jashtme, por nga ajo që është si njeri, raporton IndeksOnline.

Lexo edheSelin Bollati ndan dedikimin e veçantë për Dj Gimbon! (FOTO)

“Je një grua e mrekullueshme, nënë, person i mirë dhe e suksesshme. Është normale që njerëzit të të kenë zili”, i kishte thënë futbollisti portugez.
Në fund të mesazhit, Georgina theksoi se ushtron për të qenë e shëndetshme dhe e lumtur, jo për të humbur peshë, ndërsa shtoi se e do trupin e saj dhe nuk synon t’u përshtatet standardeve të vendosura nga të tjerët. Postimi i saj u prit me shumë mesazhe mbështetjeje nga ndjekësit. /IndeksOnline/














