George Russell merr “pole position” në Baku, Leclerc dhe Hamilton në top 10
dp

Lexo edheIsh-futbollisti i Zvicrës i del në mbrojtje Granit Xhakës

Piloti britanik George Russell ka siguruar “pole position” për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në Formula 1.
Russell ishte më i shpejti në pistën e Baku me kohën 1:42.526, duke lënë pas Charles Leclerc me Ferrari, i cili do të niset i dyti, shkruan Indeksonline.
Oscar Piastri u rendit i treti, ndërsa pas tij u pozicionuan Isack Hadjar dhe Lando Norris.

Lexo edheIsh-futbollisti i Zvicrës i del në mbrojtje Granit Xhakës
Kimi Antonelli do ta nisë garën nga vendi i 16-të, ndërsa në top 10 u renditën edhe Lewis Hamilton, Pierre Gasly, Max Verstappen, Carlos Sainz dhe Franco Colapinto.
Gara e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit zhvillohet të dielën nga ora 13:00. /IndeksOnline/