back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeGent Cakaj u përfol si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së,...

Gent Cakaj u përfol si kandidat i mundshëm për kryetar të PDK-së, Xhavit Haliti: Kush është ai?

Të ngjajshme

Dallaveret në Malishevë/ Doli: Klienti im ishte në rolin e anëtarit të Komisionit

Avokati Egzon Doli, në cilësinë e mbrojtësit të njërit...

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Partia Demokratike e Kosovës pritet që më 3 korrik të këtij viti të mbajë Konventën për zgjedhjen e kryetarit të partisë.

Deri më tani, nga PDK-ja nuk dihet ende se kush do të jenë kandidatët potencial për kryetar të partisë, por ka disa figura politike që janë përfolur për të qenë në krye të partisë si Memli Krasniqi, Uran Ismaili, Vlora Çitaku por edhe figura nga jashtë si Gent Cakaj, i cili ka shërbyer për një kohë si ushtruese detyre i ministrit të Punëve të Jashtme në Shqipëri.

Por, këtë të fundit fillimisht nuk e ka njohur deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, kur është pyetur nga lajmi.net nëse Cakaj do të ishte kryetari i duhur i partisë.

“Kush? Kush është ai?”, është përgjigjur Haliti, derisa është njoftuar nga gazetari se bëhet fjalë për ish-ushtruesin e detyrës së ministrit në Shqipëri.

“Aha, aha, ndoshta, ndoshta bëhen importuese”, ka thënë me humor Haliti.

“Nuk po di, unë kam problem me vetveten sa i përket standardeve që duhet t’i plotësojë kandidati për kryetar të partisë, por natyrisht edhe ata që kandidojnë në bazë të statusit të partisë e që i fitojnë votat do të jenë edhe kryetar”, ka vazhduar ai.

Tutje, Haliti ka thënë se ende nuk ka ndonjë kandidat të preferuar për kryetar të partisë, pasi që nuk janë zyrtarizuar kandidaturat përpos ajo e Enver Hoxhajt.

Ai ka thënë se kryetari i PDK-së duhet të plotësojë disa

“Standarde që garanton garancë që mund t’i fitojë zgjedhjet, garancë që do ta sistemojë partinë, do ta reformojë partinë në çështjet që duhet të reformohen. Këto janë detyrat dhe detyrimet e kryetarit dhe kryetari i partisë duhet të jetë i zoti të punojë me ekip dhe të krijojë një ekip të mirë, jo një ekip miqësor personal, por ekip për ta çu punën e partisë përpara. Nuk kam asnjë preferencë pa e ditë se kush do të jenë kandidatët, Enverin e di që është kandidat, për tjerët nuk e di sepse nuk di a ka ndonjë standard deri kur mund të paraqiten, apo cilat janë mundësitë e paraqitjes për të qenë kandidat për kryetar”, ka deklaruar Haliti për lajmi.net.

Që nga largimi i ish-kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, i cili udhëtoi në Hagë me ftesë të Gjykatës Speciale, deri më tani Enver Hoxhaj ka qenë ushtrues detyre i kryetarit të PDK-së, i cili njëkohësisht ishte edhe kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz