back to top
Wednesday, December 3, 2025
BallinaLajmeGënjeshtrat e Vuçiqit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Gënjeshtrat e Vuçiqit për vrasjen e vëllezërve Bytyçi

Të ngjajshme

Pse duhet t’i konsumoni vezët?

Vezë janë padyshim të shëndetshme dhe të shijshme. Studimet kanë...

Alarm te Barcelona, brenda pesë minutash lëndohen dy yjet e skuadrës

Në “Spotify Camp Nou” po zhvillohet një prej ndeshjeve...

Hoxhaj i reagon Kurtit: PDK udhëhiqet nga Hamza, eja të ballafaqohemi me ide, jo me rrena

Enver Hoxhaj nga PDK-ja ka reaguar ashpër ndaj deklaratave...

Familjarët e vëllezërve Bytyçi të vrarë gjatë luftës së Kosovës në vitin 1999 kanë thënë se kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka dështuar të realizojë premtimet se vrasësit e tre vëllezërve kosovarë.

Vëllezërit Bytyçi – Ylli, Mehmeti dhe Agroni – braktisën biznesin e tyre me pica në New York për t’iu bashkuar UÇK-së në luftën kundër serbëve. Ata u arrestuan në fund të luftës kur humbën në qendër të Serbisë. Trupat e tyre ishin zbuluar në një varrezë masive në vitin 2001, shkruan sot Washington Post.

Në një email dërguar “The Associated Press”, avokatët e familjes kanë thënë se “përkundër kërkesave të përsëritura, familja Bytyçi asnjëherë nuk është informuar për planet që ky proces të vazhdojë”, transmeton Koha.net.

Ata kanë thënë se kryeministri serb, Vuçiq, “ka gënjyer shumë herë familjen e tre qytetarëve të vrarë amerikanë. Ai duhet të jetë përgjegjës”.

“The Associated Press” ka kërkuar një koment nga qeveria serbe, e cila ka thënë se është duke punuar në këtë proces.

“Kemi qenë duke punuar në këtë çështje”, ka thënë një zyrtar i qeverisë serbe në kushte anonimiteti, transmeton Koha.net.

Përfaqësuesit e familjes Bytyçi kanë gjetur disa shkelje në hetimet e vrasjeve.

“Dëshmitarëve nuk u janë dhënë sinjale të qarta se do të jenë të mbrojtur. Nuk është ngritur asnjë akuzë. Të dyshuarit për krime lufte, janë më mirë të mbrojtur”, kanë thënë ata.

Ata pohojnë se i dyshuari kryesor për vrasjen e vëllezërve Bytyçi është një këshilltari kryesor për siguri i Vuçiqit dhe presidentit Tomislav Nikoliq.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz