Gecët e Llaushës e pengojnë presidentin Thaçi të futet në shkollë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka planifikuar që në kuadër të vizitave nëpër shkollat e Kosovës, ta bëjë një ndalesë edhe në fshatin Llaushë.
Por vizita e tij në shkollën që e mban emrin e mësuesit dëshmor “Halit Geci” është penguar.
Magazina.al merr vesh se familjar të ish deputetetit Gani Geci kanë penguar aktivitetin e presidentit, për çka edhe eskorta e tij nuk është ndalur dhe ka vazhduar rrugën për Turiqefc.
Presidenca nuk ka lëshuar ndonjë njoftim për këtë rast.

Lexo edheSkenderaj, asfaltohet rruga “Faik Jashari” (FOTO)
Një ditë më herët, presidenti ka marr kritika nga përfaqësuesit e partive politike që ka vendosur të bëjë vizita nëpër shkolla në kohë zgjedhjesh.
Bile është “kërcënuar” se do të dërgohet në Gjykatë Kushteteuse nëse e bënë një veprim të tillë.
Mirëpo, Thaçi prej vjetësh e aplikon traditën e takimit me mësimdhënës anë e kënd Kosovës














