back to top
Friday, August 15, 2025
BallinaLajmeGecaj: Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet për asgjë pos “kungjave”

Gecaj: Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet për asgjë pos “kungjave”

Të ngjajshme

Fantastike: Dinamo City e eliminon gjigantin kroat, Hajduk Split

Dinamo City ka arritur kualifikimin historik në play-off të...

Beqa publikon listën e PDK-së për Asamble Komunale të Gjakovës

Kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë dhe njëkohësisht...

Zjarri i madh përfshin Sllatinën e Vushtrrisë, Ferit Idrizi në vendngjarje

Një zjarr i madh ka përfshirë Sllatinën e Vushtrrisë....

Bajram Gecaj, zëvendësministër i Pushtetit Lokal  ka thënë se kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti po merret me kryeministrin Mustafa duke dashur që të eklipsoj dështimet e tij.

“Duke u munduar që t’i eklipsoj dështimet e tij të njëpasnjëshme dhe zhgënjimin në rritje të prishtinasve mbi qeverisjen e tij, Shpend Ahmetit i ka ra në mend një ‘ide kreative’ të merret prapë me kryeministrin Mustafa dhe me “njerëzit tjerë”. Ai thotë se do te ishte “mirë edhe për ata edhe për Prishtinën që të ecin gjërat përpara, sepse gjërat kanë ndryshuar në Prishtinë””, ka thënë Gecaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.

Ai i është drejtuar Ahmetit duke i thënë se tash e tutje do të jetë e pamundur t’i shiten prishtinasve fjalë e premtime boshe për besim e vota.

Sipas Gecaj, Shpend Ahmeti nuk mund të krenohet me asnjë projekt dhe punë në Komunën e Prishtinës.

“Në fakt ndryshimi ka qenë në anën e kundërt – Shpend Ahmeti nuk mund të lavdërohet, edhe pse po krekoset, bash me asnjë projekt të cilin do ta lente trashëgimi që të mbahet mend për të mirë, përpos “kungjave”. Ai i ka bërë pishman jo vetëm partitë politike të cilat atëherë ja “falën” votën në stilin “për inati të resë, më dektë djali”, por i ka bërë pishman edhe ata qytetarë të Prishtinës, të cilët atëherë kishin pritje joreale nga aktivistët të tillë revolucionarë”.

Ai gjithashtu ka deklaruar se “Shpend Ahmeti dhe zyrtarë tjerë të Komunës së Prishtinës bëjnë mirë të punojnë më shumë për çështjet lokale, për çka edhe janë të thirrur, e të flasin më pak për çështje të karakterit “nacional e global””.

“Kështu, sikundër qëndron puna, është fatkeqësi për qytetarët e Prishtinës se si tani e tri vite nuk kanë parë asnjë sukses të dukshëm në qeverisjen lokale në Prishtinë që do ta rritte kualitetin e jetës së tyre; apo ndoshta presin që, për profite të fushatës, të kryejnë ndonjë punë në vitin elektoral. E keqja më e madhe është se ata besojnë se janë duke punuar shumë dhe drejtë, por është vota e prishtinasve ajo që do t’i këndell”, ka përfunduar ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz