back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaBotëGazpromi rus: Kërkesa evropiane për gaz ka arritur shifra rekorde

Gazpromi rus: Kërkesa evropiane për gaz ka arritur shifra rekorde

Të ngjajshme

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Kryeziu: Kushtetuesja e ka qartësuar procedurën e konstituimit të Kuvendit

Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka vlerësuar se aktgjykimi...

Kompania shtetërore ruse, “Gazprom” ka thënë se ka dërguar sasi rekorde të gazit përmes tubacionit “Rrjedhja Veriore”, për festën e Vitit të Ri.

Në tërësi 160.75 milionë kubik metër gaz janë dërguar përmes këtij tubacioni më 1 janar, duke tejkaluar kapacitetet e tij, diçka që sipas zyrtarëve rusë demonstron se një tubacion tjetër është i nevojshëm.

“Rruga veriore e furnizimit me gazin rus ka kërkesa të mëdha nga tregu evropian”, ka thënë shefi i “Gazpromit”, Alexei Miller dhe ka shtuar se “ky fakt verifikon sërish se ndërtimi i ‘Rrjedhës Veriore 2’ është i rëndësishëm. Konsumatorët po votojnë në favor të kësaj rruge”.

Miller ka thënë se kapaciteti i tubacionit aktual është përdorur mbi 100 % në fund të vitit të kaluar si rezultat i vendimit të Komisionit Evropian për t’i lejuar Gazpromit që të përdorë 90% të tubacionit Opal, që e dërgon gazin e Rrjedhjes Veriore te konsumatorët. Më parë Gazpromit i lejohej të përdor vetëm gjysmën e kapacitetit të Opalit.

Gjatë vitit 2015, tubacioni aktual i transportimit të gazit është përdorur deri në 70 %.

Tubacioni “Rrjedhja Veriore 2” që do kalojë nga Rusia deri në Gjermani, përmes Detit Baltik, pritet të verifikohet nëse funksionon si duhet më 2019, por projekti është kundërshtuar nga Ukraina dhe vendet evropiane që e vënë në dyshim varësinë nga gazi rus. /rel/

Të Fundit

Sport

ShowBiz