Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri ka thënë se konfirmimi i sotëm në postin e kryetarit, është shansë e re për Abdixhikun.
Muhaxheri në një deklaratë për Reporterin ka vlerësuar se megjithatë, rezultati i ngushtë që u pa në votimin e sotëm nuk nënkupton ndarje, por promovim të demokracisë.
“Promovim i demokracisë së partisë dhe një shansë e re. Se besoj që është ndarje, është promovim i demokracisë dhe shansë e re për kryetarin”, tha ai.