back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeGazetari që i quajti kosovarët racë e poshtër, punësohet në komunë

Gazetari që i quajti kosovarët racë e poshtër, punësohet në komunë

Të ngjajshme

Foda: Duam t’i kënaqim tifozët

Selektori i Kosovës, Franco Foda, ka folur në konferencë...

Çfarë ditëlindje! Surpriza e Luanes kushtoi mbi 75-mijë euro

Prej disa ditësh, kryetemë e medias rozë janë befasitë...

Trump i jep ‘paralajmërimin e fundit’ Hamasit që të pranojë marrëveshjen e pengjeve

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, të dielën paraqiti atë...

Zgjedhjet lokale/ Sot filloi regjistrimi i votuesve me nevoja të veçanta

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se ka filluar regjistrimin...

Heshtin turqit, Spanja shënon golin e dytë

Kombëtarja e Spanjës ka shënuar golin e dytë ndaj...

Ish gazetari Isuf Kurtaj, i cili ishte larguar nga puna pasi i kishte fyer rëndë kosovarët, ka fituar një pozitë të lartë në komunën e Prizrenit.

Ai është punësuar si Zyrtar i Lartë për Standarde dhe Vlerësim, ndonëse në të kaluarën kishte shkelur rëndë standardet etike dhe profesionale, shkruan Sinjali.

Në njoftimin e shpallur më 30 gusht nga Komuna e Prizrenit, thuhet se Kurtaj është zgjedhur kandidati më i suksesshëm nga Komisioni përzgjedhës i Shëbimit Civil të Komunës së Prizrenit, duke u vlerësuar me 61.45 pikë të mbledhura me përqindje.

Sipas këshillës juridike, kundër këtij njoftimi pala ka të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh  nga data e publikimit të këtij njoftimi.

Sinjali ka provuar të kontaktoj me Isuf Kurtajn përmes rrjetit social facebook, por edhe përkundër pyëtjeve konkrete ai i është shmangur interesimit të gazetës. “Të ectë mbarë” ka thënë ai shkurt duke mos u përgjigjur më.

Zyrtarja për informim e komunës së Prizrenit, Krenare Koqi e kontaktuar nga Sinjali, nuk ka dashur të flas për këtë çështje duke thënë se nuk është e informuar por ka sugjeruar që pyetjet t`i dërgohen me email për të kthyer përgjigje gjatë ditëve në vijim

Sinjali merr vesh nga një sinjalizues se Isuf Kurtaj është simpatizues i Vetëvendosjes dhe nipi i kryetarit të degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha.

Partia e udhëhequr prej dajës së tij në Prizren, Nisma, prej zgjedhjeve të fundit lokale ka bashkëqeverisur me Lëvizjen Vetëvendosje në këtë komunë që drejtohet nga kryetari Mytaher Haskuka.

Sinjali ka tentuar të kontaktoj me kryetarin e degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha por komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Njoftimi për përzgjedhjen e Isuf Kurtajt në këtë pozitë është bërë i ditur një ditë pas prishjes së koalicionit mes Lëvizjes Vetëvendose dhe Nismës për Kosovën që ndodhi pas mosmarrëveshjeve të këtyre subjekteve rreth konkurseve dhe punësimeve në këtë komunë.

Në vitin 2016 redaksia e gazetës ‘Shekulli” në Shqipëri kishte larguar nga puna gazetarin Isuf Kurtaj për dëmin që ia kishte sjellë imazhit të gazetës me një status të publikuar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, ku kishte përdorur fyerje ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Ai kishte sulmuar lojtarët e Kosovës që braktisnin ekipin kombëtar për të luajtur për ekipin e ri të Kosovës duke përdorur termin serb, Kosova e Metohia dhe duke i quajtur kosovarët racë e poshtër.

“E zëmë se Kosovska-Metohio që shumë prej jush i paska gërryer kaq shumë meraku me bë ekip kualifikohet, një gjë doja t’ju pyesja: si leshin do të brohorisni? O sa mirë me qenë kosovarë? Yt rracë e poshtër!” shkroi gazetari Kurtaj, status që solli edhe reagimin e ashpër të shqiptarëve të Kosovës për termin Kosovska-Metohio, që e përdorin nacionalistët serbë për Kosovën si dhe fyerjet për racën.

Gazetari Kurtaj është nga Kosova, por ka studiuar në Tiranë./ Sinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz