BallinaLajmeGazetari kroat e bën shqiponjën në Prishtinë: Më mirë një ditë në...

Gazetari kroat e bën shqiponjën në Prishtinë: Më mirë një ditë në Kosovë, se 1 mijë në Serbi

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Gazetari dhe prezantuesi i njohur kroat, Velimir Bujanec, duke se e ka shijuar jashtëzakonisht shumë vizitën e tij në Kosovë.

Në disa fotografi që ka publikuar në profilin e tij zyrtar në ‘facebook’, ai shihet para shtatore së Gjergj Kastriotit-Skënderbeut në Prishtinë, teksa bën shqiponjën dy krenare.

“Më mirë një ditë në Kosovë, sesa 1000 mijë në Serbi”, ka shkruar gazetari kroat Bujanec, raporton Gazeta Express.

Ai gjatë vizitës së tij në Kosovë, ka vizituar edhe qytetin historik të Prizrenit, ndërsa ka publikuar fotografi ku në sfond shihen figurat historike të kombit shqiptarë, si Ismail Qemali e Isa Boletini.

Bujanec është 45 vjeçar, dhe që nga viti 2010 është redaktor i emisionit “Bujica”, i cili transmetohet në disa kanale televizive.

Përveç gazetar, ai ka qenë i ndërlidhur edhe me politikën. Ai ishte pjesë e partisë ‘Unioni Demokratik i Kroacisë’, parti që sot udhëhiqet nga presidenti kroat, Andrej Plenkoviç./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz