back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaRegjionaleDrenasGazetari Krasniqi-Komunës së Drenasit: Mospunën po e mbuloni me vendosjen e shtatoreve...

Gazetari Krasniqi-Komunës së Drenasit: Mospunën po e mbuloni me vendosjen e shtatoreve të heronjve!

Të ngjajshme

Sot është mbajtur mbledhja e rregullt e Kuvendit të Komunës, ku për diskutim ishin 11 pika për rend dite, në mesin e tyre edhe propozim vendimi i Kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci për vendosjen e shtatoreve të heronjve Shaban, Hamëz e Adem Jashari, Rasim Kiçina, Ilaz Kodra dhe Bedri Shala në sheshin “Fehmi Lladrovci”, pikë kjo e cila është miratuar unanimisht nga anëtarët e Kuvendit, shkruan DrenicaPress.

Gazetari Besnik Krasniqi në një postim në profilin e tij në Facebook, ka thënë se komuna e Drenasit mospunën po e mbulon me vendosjen e shtatoreve në sheshin e qytetit të Drenasit.

Madje sipas Krasniqit, me heronjët është abuzuar kudo në Kosovë, sepse në emër të tyre është vjedhur e uzurpuar në forma të ndryshme.

Lexojeni të plotë postimin e Besnik Krasniqit:

Abuzim me heronj!

Nuk iu beni nder, duke ua vendosur shtatoret 8 heronjve te lirise ne nje shesh. Abuzoni me ta.

Pikerisht sot Kuvendi Komunal i Drenasit paska vendosur qe kaq shtatore t’i shperndaje brenda nje sheshi.

Ne fakt, mospunen Komuna po e mbulon me kete vendim. Dhe, kjo eshte vetem nje forme abuzimi me heronj.

Pergjate ketyre dy dekadave prej qe jemi ne liri, kudo ne Kosove ne emer te tyre kane uzurpu, kane vjedhe e kane abuzu ne format me perverese.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz