BallinaLajmeGazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon...

Gazetari i FAZ nuk i ndahet Kosovës për Bordin e Paqes, kërkon të largohet nga aty si Bullgaria, e quan budallaki anëtarësimin

Të ngjajshme

E dhimbshme: Vdes gruaja që ra nga Ura e Moglicës, në Gjakovë

Një grua e moshës madhore sonte ra nga Ura...

Muriq e pëson herët, Juventusi në epërsi

Juventusi ka shënuar golin e epërsisë ndaj Sassuolos. Është Kenan...

Ministrat e Jashtëm të G7 premtojnë masa për furnizimin global me energji

Ministrat e Jashtëm të vendeve të G7 kanë deklaruar...

Bullgaria është tërhequr nga anëtarësia e Bordit të Paqes, që u themelua pak javë më parë.

Rreth kësaj çështjeje, ka reaguar gazetari gjerman i FAZ, Michael Martens, i cili, në një postimin në profilin e tij në ‘’X’’, i është drejtuar shtetit të Kosovës, duke i thënë që të ‘’marrë shembull’’.

‘’ Kosovë, merr shembull. Gabimet e marra mund të korrigjohen’’, ka shkruar Martens, i cili edhe më parë ka kritikuar anëtarësimin e vendit në këtë Bord.

Ndryshe, Bullgaria ishte një nga pak vendet e Bashkimit Evropian që iu bashkua Bordit të Paqes. Ndërsa kryeministri i përkohshëm i Bullgarisë, Andrey Gyurov, ka deklaruar për Euronewsse bashkimi në Bordit e Paqes, i udhëhequr nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ishte rezultat i “vendimit të një oligarku” dhe nuk pasqyron konsensusin politik në vend.

“Do të ishte teprim të thuhej se kjo është pozicioni i Bullgarisë. Nuk ishte çështje politike ndërkombëtare – ishte çështje personale e një oligarku që është i sanksionuar nga Ligji Global Magnitsky’’, citohet të ketë thënë ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz