back to top
Saturday, December 13, 2025
BallinaLajmeGati për pushtimin e Gazës, Izraeli thërret 60 mijë rezervistë, Netanjahu përplaset...

Gati për pushtimin e Gazës, Izraeli thërret 60 mijë rezervistë, Netanjahu përplaset me Francën

Të ngjajshme

Daut Haradinaj lë fushatën, niset në protestën e Shkupit

Nënkryetari i AAK-së, Daut Haradinaj ka lënë aktivitetet e...

Einxhel Shkira përfundon në spital, zbulon se ka pësuar një lëndim

Ish-banorja e BBVA dhe moderatorja e njohur Einxhel Shkira,...

Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren

Një ngjarje e rëndë është regjistruar të premten (12...

Izraeli po vijon me përgatitjet e fundit përpara nisjes së ofensivës më të re për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës.

Sipas të dhënave zyrtare, autoritetet kanë thirrur afërsisht 60,000 rezervistë, në varësi të miratimit nga Ministri i Mbrojtjes, Israel Katz. Ushtarët do të marrin urdhrat nga IDF të paktën dy javë para se të paraqiten në detyrë.

Megjithatë, jo të gjithë janë thirrur për të marrë pjesë në operacionin për të pushtuar qytetin e Gazës pasi disa do të zëvendësojnë trupat e përhershme të ushtrisë në fronte të tjera.

Ndërkohë një përplasje e ashpër ka nisur mes kryeministrit Netanjahu dhe presidentit francez Macron, teksa ky i fundit paralajmëroi njohjen e shtetit të Palestinës.

“Thirrja juaj për një shtet palestinez i shton benzinë zjarrit antisemit. Nuk është diplomaci, është qetësim. Shpërblen terrorin e Hamasit, përforcon refuzimin e Hamasit për të liruar pengjet, inkurajon ata që kërcënojnë hebrenjtë francezë dhe ushqen urrejtjen ndaj hebrenjve që tani pllakos rrugët tuaja”, shkroi Netanjahu në letër.

Reagimi i pallatit presidencial francez ishte i menjëhershëm.

“Është e padenjë të lidhësh antisemitizmin me njohjen e Palestinës. Analiza se vendimi i Francës për të njohur Shtetin e Palestinës në shtator shpjegon rritjen e dhunës antisemite në Francë është e gabuar, e pavlerë dhe nuk do të mbetet pa përgjigje”, shkruhet në reagimin e Elize.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz