BallinaLajmeGati për garë- të gjitha partitë politike dorëzuan listat e kandidatëve për...

Gati për garë- të gjitha partitë politike dorëzuan listat e kandidatëve për zgjedhjet nacionale

Të ngjajshme

FITORE! – Kosova në finale të “play-off”,  nuk e bën hesap Sllovakinë, e “shkollon” midis Bratisllave!

Kosova ka shënuar fitore historike kundër Sllovakisë në Bratisllavë. “Dardanët”...

Shqipëria nuk ia del, mposhtet nga Polonia

Shqipëria nuk ka arritur të kaloj në finale të...

Osmani: Historike! Dardanë, faleminderit!

Kosova ka vazhduar ëndrrën për Kualifikim në Kupën e...

Mediat serbe hapin të pame, pasi që Kosova plandosi Sllovakinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon të shkruajë historinë në...

Të gjitha subjektet politike të regjistruara për garën e ardhshme zgjedhore kanë dorëzuar zyrtarisht listat me emrat e kandidatëve për deputetë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ).

Me këtë hap është përmbyllur afati ligjor për paraqitjen e kandidatëve, ndërsa KQZ do të fillon procesin e verifikimit dhe certifikimit, i cili u hap rrugë përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Sipas të dhënave të publikuara, gjithsej 24 subjekte politike kanë dorëzuar listat përkatëse, përfshirë partitë më të mëdha parlamentare dhe përfaqësues të komuniteteve jo–shumicë.

Numri i kandidatëve të paraqitur nga subjektet varion ndjeshëm, nga lista me vetëm një kandidat e deri te listat e plota me 110 kandidatë.

Ndër subjektet që kanë dorëzuar listat maksimale prej 110 kandidatësh janë:

Lëvizja Vetëvendosje!

Partia Demokratike e Kosovës (PDK)

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Nisma Socialdemokrate

Në listën e subjekteve pjesëmarrëse përfshihen edhe parti të komuniteteve turke, boshnjake, rome, ashkali, egjiptiane, gorane dhe serbe, si dhe nisma qytetare të ndryshme, duke garantuar pluralizëm dhe përfaqësim të gjerë në procesin zgjedhor.

Në total, subjektet politike kanë dorëzuar 1,181 kandidatë për t’u shqyrtuar nga KQZ. Pas verifikimit të dokumentacionit dhe kushteve ligjore, KQZ pritet të publikojë listën përfundimtare të kandidatëve të certifikuar për zgjedhjet e ardhshme.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz