back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeGashi – VV’së: Po doni t’i kaloni 50 ligje për një ditë...

Gashi – VV’së: Po doni t’i kaloni 50 ligje për një ditë e s’po flisni që qytetarët po mërdhihen pa rrymë

Të ngjajshme

Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVIP (Video)

Limi ka zbuluar arsyet se pse ka ndërprerë rrugëtimin...

Gjatë javës, FSK-ja me aktivitete në Badovc e Koliq

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qytetarët për dy aktivitete...

Liverpooli më në fund fiton në Premierligë, e mposht bindshëm Newcastlen

Liverpooli ka arritur fitoren e parë në Premierligë për...

Limi lë shtëpinë më të madhe në vend (VIDEO)

Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë...

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, e ka kundërshtuar shtimin edhe të 12 pikave në rendin e ditës në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se asnjëherë Kuvendi nuk i ka pasur 50 pika brenda ditës.

Ai ka thënë se në vend të kësaj, në Kuvend duhet të dikutohet për krizën energjetike. Ai e ka quajtur të paaftë për ta menaxhuar këtë krizë Qeverinë Kurti.
“Rendi i ditës i miratuar në Kryesi i ka 38 pika të rendit të ditës, tash propozohet që t’I shtohen edhe 12 pika pa asnjë arsye hiç. Nuk po e kuptoj pse po e doni këtë me u bë 50 pika të rendit të ditës. Kurrë s’ka ndodhë në këtë kuvend mi kalu 50 ligje brenda ditës. Në vend që të flitet për energjinë se si njerzt po mërdhihen pa rrymë si rezultat i paaftësisë së qeverisë me menaxhu këtë situatë ju propozoni me i fut 50 ligje me urgjencë që s’kanë lidhje me këtë punë”, tha Gashi.

Mocionin e kanë kundërshtuar edhe partitë opozitare PDK dhe AAK. Përndryshe, Kosova po përballet me një krizë të thellë energjetike e cila pas shumë vitesh i ka rikthyer reduktimet në vend. Kjo ka ngjallur pakënaqësi të jashtëzakonshme tek qytetarët. / gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz