Gashi: Pozita e kryetarit të Kuvendit për Limajn është problematike
dp

Lexo edheKoci humb durimin, prenë flokët para Kuvendit të Kosovës në shenjë protestë për moskonstituimin e tij

Pozita e kryetarit të Kuvendit për kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limajn është problematike, pasi ai ndodhet në listën e zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, deklaroi deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi.
Ai, duke hyrë në objektin e Kuvendit, në tentimin e 50-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, tha se LDK-ja nuk do të votojë për asnjë kandidat jashtë partisë së tyre për postin e kryekuvendarit.
“Është situatë e komplikuar për zotëri Limaj për postin e kryetarit të Kuvendit. Gjithsesi, akoma nuk është diskutuar në parti për një qëndrim të përgjithshëm. Megjithatë, qëndrimi i përgjithshëm është se nuk votohet asnjë kandidat jashtë LDK-së. Është e komplikuar, pasi nuk dua të merrem me problemet që ai ka – që është në listën e zezë – dhe kjo e bën më problematike për një pozicion kyç si kryetar i Kuvendit. Për pozitat e tjera është normale, pasi ka fituar zgjedhjet dhe ka të drejtë të jetë deputet”, tha Gashi.

Lexo edheKoci humb durimin, prenë flokët para Kuvendit të Kosovës në shenjë protestë për moskonstituimin e tij