back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeGashi: Në listën e PDK-së s’ka asnjë kandidat që ka problem me...

Gashi: Në listën e PDK-së s’ka asnjë kandidat që ka problem me ligjin

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-ministri i Kulturës, Kujtim Gashi ka thënë se në listën e PDK-së nuk do të ketë listë të kandidatëve për deputetë që kanë probleme me ligjin.

Ai shtoi se janë 110 deputetë të cilët do të garojnë për deputetë në listën e Partisë Demokratike të Kosovës.

“Listës i prin kryetari Kadri Veseli, deri sa ka shtuar se pjesë e saj do të jenë edhe shumë emra të rinj. Një numër i madh i qytetarëve të Kosovës i janë bashkuar PDK-së dhe besoj që pjesë e listës do të jenë edhe prurjet e reja nga arti, sporti, diaspora e biznesi. Nga 110 kandidatët për deputetë asnjëri nga ta nuk ka probleme me ligjin”, ka thënë ai në Interaktiv të KTV-së.

Sipas tij PDK-ja është subjekti i parë që ka filluar të luftojë me korrupsionin.

Ai tutje ka konfirmuar se është pjesë e listës së kandidatëve për deputetë duke shtuar se pjesë e kësaj liste nuk do të jetë edhe Flora Brovina.

Gashi tutje ka shtuar se pjesa dërmuese e deputetëve që kanë qenë në legjislaturën e kaluar, janë edhe tash.

Të Fundit

Sport

ShowBiz