BallinaLajmeGashi: Momentalisht nuk ka vota për demarkacionin, të shkohet në referendum

Gashi: Momentalisht nuk ka vota për demarkacionin, të shkohet në referendum

Të ngjajshme

Protesta e Partisë Demokratike, reagon Ambasada Gjermane: Dënojmë dhunën e papranueshme

Ambasada Gjermane reagoi pas protestës së djeshme të Partisë...

Marrëveshja Serbi-Rusi, Hoxhaj reagon ashpër ndaj BE-së: Po financoni një shtet që po punon kundër interesave të BE-së

Pas raportimeve për nënshkrimin e një marrëveshjeje pesëvjeçare bashkëpunimi...

Ky është Ilaz Brahimi, i cili u vra dje në Majac

Një ngjarje tragjike ka tronditur fshatin Majac, ku një...

Zëvendëskryeministri, Dardan Gashi, ka thënë se sa i përket çështjes së demarkacionit, në vend duhet të mbahet referendum.

“Kushtetua e lejon dhe parasheh instrumentin e referendumit. Kuvendi ka të drejtë që të shpallë referendum për Demarkacionin. Mungon ligji për referendum, por që votohet me shumicë të thjeshtë dhe mund të miratohej shumë shpejt”, ka thënë Gashi, njofton Klan Kosova

Ai ka thënë se qeveria është jo unike sa i përket temës së demarkacionit me Malin e Zi.

“Momentalisht nuk ka vota për ratifikim të marrëveshjes”, ka thënë ai në Info Magazine.

“Në opozitë është e paqartë, një pjesë e LDK siç ka zëra që janë për, mund të ketë edhe që janë kundër. Kjo është temë që pasi është arrit kjo ndjeshmëri duhet koncenzus, nuk është temë partiake. Pasi nuk po gjejmë zgjidhje duhet të tentohej një instrument. Nëse sovrani thotë, mund të jetë edhe negative, por ata do ta jenë ata që do të bartin pasojat, por edhe do t’ia ndihmonin punën Qeverisë”, ka pohuar ai më tej.

“Atëherë ballafaqohemi me përgjigjen e popullit karshi bashkësisë ndërkombëtare dhe jo me përgjigje të partive politike”.

“Të pyesim gjithë Kosovën se çka mendojnë për këtë punë. Nuk po i pyesim se ku është vija, por si duhet të veprojmë.”.

Ai ka thënë se nëse tash demarkacioni do të hidhej në votim vendi do të futej në një situatë me shumë të panjohura.

“Nuk e dimë çka pason më tej dhe çka pason në relacionet tona me BE dhe SHBA. Me idenë për referendum nuk është zbuluar uji i ngrohtë apo rrota. Është ide e vjetër 2000-3000 vjet”, ka thënë ai ndër të tjera.

Interesant

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz