Analisti politik Dardan Gashi ka deklaruar se, nëse Memli Krasniqi perceptohet si menaxher i PDK-së, atëherë ai nuk beson se Krasniqi e ka parë veten si lider të vërtetë të partisë.
Gashi theksoi se udhëheqësia e PDK-së ka pasur obligim të menaxhojë subjektin politik dhe se, brenda këtij kuadri, Krasniqi nuk mund të konsiderohet menaxher i keq.
“Mund të themi se Memli nuk ka qenë një menaxher i keq, në kuptimin se ku e ka marrë dhe ku e ka dorëzuar partinë. Flas për rritjen e votës në nivel nacional, sidomos te kuvendet komunale. Natyrisht që me kryetar komunash nuk ka arritur rritje”, tha ai.
Duke iu referuar humbjeve në Drenas dhe Mitrovicë, Gashi shtoi: “Nuk ka dal Memli të thotë ‘s’më intereson ajo punë’. Por kjo është situata.”