back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaLajmeGashi i PDK-së në KQZ demanton Kurtin: Ne asnjëherë nuk jemi pyetur...

Gashi i PDK-së në KQZ demanton Kurtin: Ne asnjëherë nuk jemi pyetur nga askush për datën e zgjedhjeve – kemi qenë të gatshëm si më 21 ashtu edhe më 28 dhjetor

Të ngjajshme

Gazetari nga Shqipëria “e djersit” ministren serbe në Beograd me pyetjen për Kosovën

Sapo ka përfunduar takimi i dytë i pjesëmarrësve ndërkombëtarë...

Jamie Carragher e emëron kandidatin ‘perfekt’ për të qenë trajner i Unitedit

Jamie Carragher ka identifikuar kandidatin ‘perfekt’ për t’u bërë...

Shqipëria synon ta shpallë Iranin shtet sponsor të terrorizmit

Shqipëria do të votojë për një rezolutë për ta...

Skuadra e Milanos kishte një mysafir special sot në stërvitje

Legjenda e Milanit, Andriy Shevchenko sot ka vizituar klubin...

Anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nga Partia Demokratike e Kosovës, Ilir Gashi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti lidhur me një shkresë të Sekretariatit të KQZ-së për datën e zgjedhjeve të parakohshme.

Përmes një postimi në Facebook, Gashi ka sqaruar se KQZ-ja, si institucion, nuk ka diskutuar dhe as nuk ka marrë ndonjë vendim për t’i propozuar një datë zgjedhjesh presidentes së vendit, transmeton lajmi.net.

Sipas tij, pas takimit të presidentes Vjosa Osmani me përfaqësuesit e partive politike për çështjen e datës së zgjedhjeve të parakohshme të dhjetorit 2025, ai dhe anëtari tjetër i KQZ-së, Arianit Elshani, janë takuar me kryetarin e KQZ-së.

“Si anëtarë të KQZ-së, së bashku me kolegun Arianit Elshani, jemi takuar me Kryetarin e KQZ-së dhe i kam kërkuar që, nëse ftohet në konsultime nga Presidentja, të ketë parasysh dy çështje: ne kemi obligim ligjor t’i mbajmë zgjedhjet sa herë që ato shpallen dhe të mos bëhet palë në përcaktimin e datës, pasi kjo nuk është qëndrim i KQZ-së dhe do të më duhej ta demantoja publikisht”, ka shkruar Gashi.

Ai ka theksuar se KQZ-ja ka qenë e gatshme për organizimin e zgjedhjeve si më 21 ashtu edhe më 28 dhjetor, por ka shtuar se institucioni nuk është pyetur zyrtarisht për përcaktimin e datës.

“KQZ ka qenë e gatshme për zgjedhje si më 21 ashtu edhe më 28 dhjetor. Ne, si trup, asnjëherë nuk jemi pyetur nga askush për datën e zgjedhjeve”, ka deklaruar ai.

Gashi ka shtuar se çdo shkresë apo rekomandim i bërë për këtë çështje nuk përfaqëson qëndrimin zyrtar të KQZ-së.

“Kushdo që ka bërë shkresa të tilla, nuk ka pasur fare të bëjë me diskutimet e brendshme të KQZ-së. Çfarëdo rekomandimi që është bërë, ka mundur të jetë vetëm personal, nga ndonjë individ i caktuar, dhe jo qëndrim zyrtar i KQZ-së”, ka shkruar ai.

Në fund, Gashi ka theksuar se KQZ-ja nuk ka marrë asnjëherë vendim për t’i dhënë presidentes një datë për mbajtjen e zgjedhjeve./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz