Arben Gashi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se “as shumica, e as pakicat etnike” nuk kanë të drejtë të bllokojnë konstituimin e institucioneve
Gashi i bëri thërrje Gjykatës Kushtetuese “të gjykojë drejtë” dhe të mos krijojë precedente.
“Në interes afatgjatë të Kosovës është që parimi i shumicës të vlejë edhe për nënkryetarët nga komunitetet jo shumicë. Askush nuk ka të drejtë të mbajë peng Kuvendin me teke politike – as shumica, as pakicat etnike.
Siç partia e parë fiton të drejtën për të propozuar dhe obligimin për të bërë shumicë, edhe pakicat kanë detyrimin të bashkëpunojnë dhe të gjejnë kandidatin e pranueshëm. Gjykata duhet të gjykojë drejt: jo të ndërtojë precedentë bllokues, por të garantojë funksionalitetin e institucioneve. Kosova ka nevojë për institucione që punojnë, jo për kriza të prodhuara me qëllim”, shkroi ai në Facbook.