Ministri i Sportit, Blerim Gashani, ka njoftuar se qeveria ka vendosur të dyfishojë mbështetjen për sportistet dhe trajneret femra, duke e rritur koeficientin nga 200 euro në 400 euro.
Sipas ministrit, ky vendim synon fuqizimin e grave në sport dhe krijimin e më shumë mundësive për zhvillim dhe përkushtim në arenën sportive, raporton lajmi.net
“Sportistet tona kanë sjellë sukseset më të mëdha ndërkombëtare për Kosovën dhe kanë ngritur lart flamurin e vendit. Mbështetja për to, përveç obligim, është edhe investim në suksesin e sportit tonë”, ka shkruar Gashani në postimin e tij./Lajmi.net/