back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditGarës për asamble në Podujevë i shtohet edhe një listë qytetare

Garës për asamble në Podujevë i shtohet edhe një listë qytetare

Të ngjajshme

Plani sekret i Pentagonit, krijohet ushtria që do përballet me protestat civile

Administrata Trump po vlerëson planet për krijuar një “Forcë...

Shaqa mëson kundërshtarin për play-off-in e Champions

Xherdan Shaqiri do të tentojë të udhëheqë FC Baselin...

Përveç partive politike, në Podujevë garës për asamble i është shtuar edhe Unioni i Blakçorëve. Ky union tanimë ka zgjedhur listën e kandidataëve për asamble.

“Themeluar mbi parimet e unitetit familjar, ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe përkrahjes së ndërsjellë, Unioni synon të krijojë ura bashkëpunimi ndërbrezore dhe të forcojë lidhjet shpirtërore e identitare ndërmjet të gjithë atyre që ndihen pjesë e trungut Blakçori”, thuhet ndër të tjera në postimin e këtij unioni.

Më tutje, në njoftim thuhet se qëllimet kryesore janë: Ruajtja e Trashëgimisë – Dokumentimi i historisë familjare, krijimi i pemës gjenealogjike dhe mbledhja e kujtimeve kolektive.

Bashkimi i Anëtarëve – Organizimi i takimeve familjare vjetore, vizitave në vendlindje dhe aktiviteteve kulturore.

Përkrahja e Rinisë – Mbështetje për studentë, mentorim dhe rrugëzim profesional. Zhvillimi Ekonomik – Nxitja e bashkëpunimit në mes të bizneseve të familjes dhe promovimi i iniciativave të përbashkëta.
Nderimi i Figurave Historike – Përkujdesje për emrat që lanë gjurmë në historinë tonë familjare dhe kombëtare.

- Advertisement -

Të Fundit