BallinaLajmeGara për asamble, LDK-ja me 9 vota para AAK-së në Junik

Gara për asamble, LDK-ja me 9 vota para AAK-së në Junik

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Lidhja Demokratike e Kosovës ka marrë 9 vota më shumë sesa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në garën për Kuvendin Komunal të Junikut.

Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pas procesimit të të gjitha 7 vendvotimeve atje,  921 vota kanë shkuar për Ruzhdi Shehun e LDK-së që është bartës i listës dhe kandidat për kryetar, ndërsa Leonard Llolluni i AAK-së ka siguruar  912 vota.

I pari i bie që ka fituar nëntë vota më shumë në këtë garë se kandidati i AAK-së.

Me vota, ata pasohen nga Jetmir Tofaj i Lëvizjes Vetëvendosje që i ka marrë 449, Artin Velijaj me 60 dhe Shkëlzen Krasniqi i PDK-së me 42 vota.

Për dallim të diferencës me nëntë vota për asamble, 180 vota është ajo për kryetar komune e cila i dërgoi në balotazh Ruzhdi Shehun me Agron Kuçin e AAK-së.

Në garën e 12 tetorit për ta siguruar drejtimin e kësaj komune, Shehu i mori 1193 vota, kurse Kuçi 1 mijë e 13 sosh, njofton klankosova.

Balotazhi për Junikun e komuna të tjera që ndajnë fatin e njëjtë mbahet më 9 nëntor

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz