Kandidati i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), për komunën e Junik, Agron Kuçi, ka bërë publik sot se është përballur me kërcënime të drejtpërdrejta me jetë dhe tentativa për frikësim e shantazh, pas denoncimeve të tij për skandale dhe keqpërdorime zgjedhore në këtë komunë.
Në postimin e tij në rrjetet sociale, Kuçi shkruan se persona e grupe që – sipas tij – nuk “ia duan të mirën Junikut” kanë tentuar ta ndalojnë nga rruga e denoncimeve. Ai thotë se është vizituar në shtëpi nga disa persona, të cilët kërkonin që ai të tërhiqej nga demaskimi i manipulimeve me vendbanime dhe listat e votuesve. Kuçi përmend se një zyrtar komunal i LDK‑së, me inicialet A.M., i ka bërë kërcënime të drejtpërdrejta me jetë, transmeton lajmi.net.
“Ata që mashtruan e shpifën, që blenë vota me shuma të mëdha dhe ‘kontrabanduan’ votues nga komuna të tjera përmes ndërrimit të vendbanimeve, tani, pasi janë zbuluar dhe ballafaquar me fakte e dëshmi, po përpiqen ta heshtin të vërtetën me kërcënime e presione,” shkruan Kuçi.
Ai shton se për këtë arsye ka bërë menjëherë denoncim në organet kompetente, duke nënvizuar se “kjo është fytyra e një kaste politike që, për pushtet, nuk njeh kufij moralë, ligjorë, e as njerëzorë”.
Në postim, Kuçi sqaron se kërcënimet dhe presionet nuk do ta zbresin nga rruga e “ta them dhe ta mbroj të vërtetën, të punoj për të drejtën, dinjitetin dhe të ardhmen e Junikut dhe junikasëve”. Sipas tij: “Junik mer iton drejtësinë, jo frikën. Mer iton dinjitet, jo kërcënimeve. Mer iton zhvillim, jo korrupsion të fshehur pas pushtetit. Mer iton punë të sinqertë, jo mashtr‑im.”
Postimi i plotë: