Deputetja Ganimete Musliu përmes një prononcimi për media ka theksuar se do të bëj një denoncim në drejtim të Liburn Aliut, për vjedhje të kartelës, meqë ajo është pjesë e identitetit të saj.
Deputetja Musliu përmes prononcimit ka treguar se ka shkuar të Aliu për të marrë kartelën e saj, mirëpo një gjë e tillë nuk iu është mundësuar, për çka ka treguar se do të bëj edhe denoncim në organet e rendit. /Drenica Press/