back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeGanimete Musliu kundër kandidaturës së Muratit: “Nuk mund të udhëheqë Kuvendin dikush...

Ganimete Musliu kundër kandidaturës së Muratit: “Nuk mund të udhëheqë Kuvendin dikush që fyen luftën e UÇK-së”

Të ngjajshme

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër pas propozimit të ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati, për postin e Kryetarit të Kuvendit nga ana e Lëvizjes Vetëvendosje.

Në një postim publik, Musliu e ka quajtur të papranueshme që dikush që, sipas saj, ka fyer luftën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të jetë në garë për një nga pozitat më të larta institucionale në vend, transmeton lajmi.net

“Nuk votohet për Kryetar Kuvendi një njeri që fyen gjakun dhe sakrificën mbi të cilat është ndërtuar ky shtet. Kur dikush quan luftën e lavdishme të UÇK-së: ‘vetëm tre muaj të një ushtrie guerile’, dhe e krahason atë me kosto buxhetore, nuk është çështje buxheti, është mungesë respekti,” ka shkruar ajo.

Musliu shtoi se një qëndrim i tillë përbën përçmim të historisë së Kosovës dhe të të gjithë atyre që dhanë gjithçka për lirinë e vendit.

“Nuk mund të udhëheqësh një Kuvend të Republikës së Kosovës, kur nuk e respekton themelin e saj: luftën për çlirim. Ky nuk është vetëm qëndrim politik, është qëndrim moral dhe kombëtar,” përfundoi ajo.

Ky reagim vjen pasi u rikujtua një postim i Hekuran Muratit nga viti 2016, në të cilin ai kishte komentuar në mënyrë kritike mbi koston buxhetore të përfitimeve të veteranëve të luftës. Kjo deklaratë është rikthyer në vëmendje pas kandidimit të tij për kryetar të Kuvendit, duke nxitur kundërshtime nga partitë opozitare, veçanërisht nga PDK./lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz