Ganimete Musliu ka disa fjalë për Gjurqin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka qëndruar sot në fshatin Banjë të komunës së Skenderajt. Më këtë rast, ai ka thënë se Serbia do të vazhdojë të mbështesë serbët e këtij rajoni të cilët jetojnë të rrethuar tërësisht nga shqiptarët.
Deputetja Musliu i është përgjigjur Gjurqit, ky është mesazhi i deputetes:
Jeni vonuar z. Gjuriq!
Gëzohem që më në fund z. Gjuriq i vizitaut serbët e Banjës në Skenderaj. Jeni vonuar shumë! Këtë është dashtë ta bëni kahere dhe të merrni për model politikat integruese dhe të bashkëjetesës ne Republikën e Kosovës. Apo ndoshta ju zotri Gjuriq dhe Qeveria juaj nuk jeni të interesuar ti shihni bashkëkombasit tuaj të jetojnë në Paqe???

Lexo edheJa pse burri vrau gruan dhe vetën në Ferizaj
Skenderaj dha shumë për lirinë e qytetarëve të saj dhe ja din më mirë së kushdo tjetër peshën e lirisë.
Prandaj ne i përgëzojmë bashkëqytetarët tanë serb në Banjë që pranuan realitetin e ri në Kosovë. Sot mbi 90% te atyer banorve janë të paisur me dokumenta të Republikës së Kosovës dhe ata jetojnë në Paqe me fqinjet e tyre Shqiptar. Ata sot ndjehen dhe trajtohen të barabart me të gjithë qytetarët e Skenderajt. Meritat për këtë i kanë padyshim qytetarët e Skenderajt të cilët kontribojnë çdo dit që atë çka përjetuan ata nga regjimi dhe administrata e Millosheviqit mos ta përjetoj askush tjetër./Drenicapress/














