back to top
Thursday, March 12, 2026
BallinaGani Koci: Shpend Kursani është pjellë e vet jabllanoviqëve

Gani Koci: Shpend Kursani është pjellë e vet jabllanoviqëve

Të ngjajshme

Si duhet të ekspozohemi në diell pa e rrezikuar shëndetin tonë?

Koha apo orari më i përshtatshëm për t’u ekspozuar...

KQZ pezullon AKR-në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka...

Aksion në Prishtinë për heqjen reklamave pa leje nga hapësirat publike

Drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë ka nisur një aksion...

Izraeli thotë se ka sulmuar centralin bërthamor iranian

Ushtria izraelite tha të enjten se në ditët e...

Katie Perry fiton në gjykatë kundër yllit të popit Katy Perry

Stilistja e modës Katie Perry fitoi në betejën ligjore...

Gani Koci, ish i burgosur politik dhe anëtar i Këshillit Drejtues të PDK-së, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook e ka kritikuar gjuhën e përdorur nga anëtari i Shoqërisë Civile, Shpend Kursani. Koci ia kujton Shpendi se kush është dhe nga rrjedhë. “Përseri Shpend Kursani, na del “patriot” e shkuar patriotit, duke u qjerrë për dalje e përkrahje te protestave gjoja kunder jabllanoviqeëe, dhe se harron cili është dhe prej nga vjen! Harron se ështe pjellë e vet jabllanoviqëve dhe se vërtetë kryen punën antishqiptare të tyre. Do ishte mire edhe për vet opinionin, po edhe për te vet të na tregoj për gjyshin e vet Nazmi Kursanin, oficer i lart i OZN-së, se si i vuri ne pritë dhe i likuidoi patriotet e shquar si Halim Spahiun, Marie Shllakun e shume te tjerë. Do ishte mire që opinonit t’i tregoj se cili ishte roli dhe pozita e babait te tij Bashkim Kursanit ne hierarkin e UDB-esë, deri me 1999. ( Ne kurrizin tim e kam perjetuar egerësinë e Babait te Shpendit me 1981. Sa tjerë kanë perjetuar të njëjtën në mos ma keq, Shpendi të na tregoj!)”, ka shkruar ai, transmeton Indeksonline.

Sipas tij, do ishte mirë që Shpendi të tregoj sa kohë qendroj në Nish bashkë me familjen dhe kush i financoj të shpernguleë në Turqi dhe me para te kujt te qëndrojnë atje.

“Do ishte mire qe Shpendi te na tregoj kur dhe si i kthyem ne Kosovë dhe pse babai i tij nuk kishte guxim te kthehej për së gjalli në Kosovë! Do ishte mire per qytetaret qe Shpendi te tregoj se familja e tij a e gezon akoma pensionon e babait te tij si udbash. Ky pinjoll i keq i Serbise asnjehere nuk u distancua na te bemat antikombetare te para ardheseve te tij, dhe sot na shitet patriot e shkuar patrioteve. Jo qe nuk e bëri këte, por krekoset duke treguar patriotizmin e tij, qe nuk eshte gje tjeter veq vazdim i argatëllekut për Serbinë, mu aty ku e ka lënë gjyshi dhe i ati. Shpendi dhe shumë si ai i pam ne te shkuaren dhe i gjejmë edhe sot ne krye protestave duke manipuluar ne emer te patriotizmit, me ndjenjat e pasterta te qytetareve. Besoj se tashme qytetarët e Kosovës e kanë kuptuar se kush po e luan lojen e dreqit. Janë ngritë në këmbë të gjithë pinjojtë nipat e sternipat e argatëve te Serbisë! Për fat te keq secili ma “patriot” se tjetri!”, ka shkruar në fund Koci.

E Shpend Kursani, mbrëmë përmes një postimi në Facebook ka shkruar se në protestën e së martës duhet të rrëzohet qeveria. /Indeksonline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz