Gani Geci me një dedikim emocionues për të riun e Llaushës që vendosi ta lë Kosovën
03

Lexo edheBekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt

I riu Ferat Geci nga Llausha e Skenderajt, ka njoftuar se do ta lëshojë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë.
Ai shkruan se, këtë po e bënë për t’i ndihmuar familjes së tij.
“Kam me mledhë pare e kam me i nimu babës, ni kerr t’mirë kam me ja ble, e nanës kam me i dhanë pare për me shku n’pushime çdo vit. Edhe drutë e dimrit kam me jua marr, mos me e pasë ata gajle”, ka shkruar Geci.
I riu nga Drenica është i afërm i ish-deputetit, Gani Geci. Ky i fundit i ka lënë një koment prekës në shkrimin ku ai njoftonte se do të largohej nga Kosova.

Lexo edheBekim Jashari sonte zyrtarizon kandidaturën për kryetar të Skenderajt
“Kudo qe shkon tu une une di qe do te jesh djal i dashtur nese vazhdon te jesh i tillë si keshtu ishe .
Udha e mbar te qoftë o sternip i Bajraktarit Ferat Geci.
Amanet e ke prej bacit Gani mos e harro ketë vend te gjysherve dhe stergjysherve tu.
Zoti të bekotë ty edhe Kosovēn”, ka shkruar ndër të tjera Gani Geci në komentin e tij.
