BallinaLajmeGani Geci: “Kur hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj...

Gani Geci: “Kur hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj dege ku je ti”

Të ngjajshme

Alonso, bast i rrezikshëm te Chelsea

A nuk pati mjaftueshëm drama te Real Madridi? Pas...

Ndryshon sërish moti- temperaturat për sot

Sot në vendin tonë pritet të mbajë mot me...

Trump: Irani duhet të veprojë shpejt ose nuk do të mbetet asgjë prej tyre

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka paralajmëruar Iranin se...

Qendra Sociale në Fushë Kosovë me nevojë urgjente për staf

Parandalimi i çdo forme të dhunës edhe më tej...

Gani Geci i Lidhjes Demokratike të Kosovës e ka sqaruar çështjen e votës së vajzës së tij deputete, Marigona Geci, kundër mocionit të nisur nga LDK-ja.

Ai po ashtu ka thënë se Kurti e ka goditur shtyllën kryesore të partisë së Isa mustafës dhe është rrëzuar bashkë me të.

“Ka qenë një keqkuptim, dhe deri sa është bërë sqarimi , ajo e ka nënshkruar si gjithë deputetët”.

“Kjo qeveri e ka rrëzuar vetveten”

“Tek ne në Drenicë është një fjalë e urtë popullore që thotë “kur dikush hyp me e krasit lisin, mos i msho asaj dege ku je ti”, dhe s’e kam besuar që Albini është kaq i pamençur politikisht dhe e ka goditur degën ku ka qëndruar. Ose ka dashur ta bëjë sepse nuk ka pasur fuqi t’i çojë përpara proceset e mëdha, por nuk e di, megjithatë nuk e besoj që është aq i pamençur që i ‘mshojë degës’ dhe të rrezohet me gjithë degën”.

“Për familjen tonë, kurrë, kurrë, kurrë votë prej neve, qofte edhe më i vogli prej nesh, edhe djali i djalit, edhe më i vjetri, harroni që votë PDK-së do t’i japim”.

“Veprimi i vajzës sime është i vullnetshëm kur është puna të votohet, por konsultimet mes nesh qëndrojnë”.

“Edhe qeveria e mëhershme është rrëzuar për shkak të taksës. Kurti e di sigurt që shtylla kryesore e LDK-së është Agim Veliu, pra e ka goditur shtyllën dhe ka rënë me të”.

“Një qeveri gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe VV-në nuk do të ishte keq. Por ta rrezosh një ministër në këtë kohë, nuk mundem ta kuptoj”.

“Unë nuk jam që me PDK të jetë në një koalicion gjithëpërfshirës, por kjo ka për të ndodhur”.

“Familja ime nuk e voton asnjë qeveri kur përfshihet PDK-ja, është çështje personale”.

“VV ka bërë aq sa ka mundur, por problemi ka qenë pikërisht taksa”.

“Unë jam për që Kurti të shkojë të pushojë pak dhe të vijë dikush tjetër i VV-së dhe të vazhdojë koalicioni qysh ka qenë”.

“LDK nuk e ka bë këtë mocion për vete, por për Kosovën, për ruajtjen e marrëdhënieve të shkëlqyera me SHBA, me miqësi të përhershme me SHBA-në”, u shpreh Geci në emisionin Info Magazine në Klan Kosova.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz