back to top
Friday, October 24, 2025
BallinaLajmeGani Geci falënderon kosovarët për rreth 18 mijë votat që ka marrë...

Gani Geci falënderon kosovarët për rreth 18 mijë votat që ka marrë e bija e tij Marigona në zgjedhje

Të ngjajshme

Costa: BE-ja e angazhuar për të mbështetur financiarisht Ukrainën për dy vitet e ardhshme

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa ka thënë se...

Khloe Kardashian thotë se s’ka bërë seks që 3 vjet

Khloe Kardashian ka folur për jetën e saj seksuale. Gjatë...

Gjakovë: Gjendet personi i zhdukur nga Tropoja, ShKShK’ja jep detaje

Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim (SHKKSH), në...

Veprimtari i LDK’së, Gani Geci, ka falënderuar të gjithë ata që në zgjedhjet e 6 tetorit kanë votuar vajzën e tij, Marigona Gecin, për deputete në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

Një falënderim të tillë Geci e ka bërë përmes llogarisë së tij zyrtare në facebook edhe në emër të familjes së tij, duke shprehur falënderime për 17 mijë e 587 votat që vajza e tij ka marrë, duke u bërë njëherit dhe një prej grave më të votuara brenda partisë që drejtohet nga Isa Mustafa.

E vajza e tij Margiona thotë se në legjislaturën e radhës në Kuvendin e Republikës së Kosovës do të mbrojë besimin e dhënë nga populli i Kosovës.

Postimi i plotë i Gani Gecit:

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës, pasi që sot kanë dalur rezultatet preliminare nga KQZ, unë Gani Geci së bashku me Marigona Gecin dhe me të gjithë vëllezërit Geci, ju falënderojmë përzemërsisht  për besimin dhe mbështetjen qe ja keni dhënë bijës time, përkatësisht mbesës tonë Marigona Geci-Lalës.

“Për mua  është përgjegjësi, nderë dhe privilegj që në mandatin e ardhshëm ta ruaj dhe do ta mbrojë me çdo kusht besimin tuaj që ma keni dhënë.” thotë Marigona Geci.

Edhe njëherë faleminderit shumë populli im i dashur!

Zoti e bekoftë popullin e Kosovës!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz