Fillojnë të intensifikohen thashethemet mbi Galaxy S8, konkurrent i iPhone, që do të lançohet më 29 mars në Nju Jork dhe që do të ketë detyrën të lehtësojë Samsung. TechSot.al citon disa zëra të besueshëm brenda kompanisë që pohojnë se aparati do të nxirret në treg fillimisht rreth 10 prillit në sasi të pakta. ndërkohë që dërsat masive do të bëhet rreth fundit të muajit prill, konkretisht rreth 21-28 prill.
Videot dhe fotot që qarkullojnë në javët e fundit raporton techSot.al, nuk janë zyrtare, megjithatë kanë demonstruar një seri karakteristikash të presupozuara të smartphone. Sic më herët ëhstë shkruar në portalin e techsot.al, ekrani i Galaxy S8 duhet të jete i tipit ‘borderless’, me korniza të reduktuara, që kompania koreanojugore e ka cilësuar si ‘Infinity Display’.
Për sai takon rezolucionit, duket që teknologjia i këtij smartphone është i ngjashëm me atë të LG G6 i sapolancuar në Kongresin Botëror të telefonisë në Barcelonë.
Samsung thotë TechSot.al do të lancojë përfundimisht dy modele me dimension nga 5.8 deri në 6.2 polësh për Galaxy S8 plus. Pavarësisht përmasave të dy telefonët janë të ngjashëm nga risitë teknologjike. /techsot/


