Gabimet e përditshme që bëjnë vajzat me lëkurë të yndyrshme, ja si t’i shmangni para se t’ju shfaqen puçrra

Të gjitha ato vajza që kanë fatin ‘’ e keq’’ të kenë lëkurë të yndyrshme, e dinë shumë mirë sa e vështirë është të kujdesesh për të pasi mbiprodhimi i yndyrës tenton të mbushë poret dhe të pengojë oksigjenimin e duhur të qelizave të lëkurës.
Si pasojë, sebumi natyral del në sipërfaqe dhe e bën fytyrën të duket e vajosur tërë kohës, por edhe të krijojë akne.Por si duhet të kujdeseni për të? E dimë që është një sfidë e vërtetë për këdo, por nëse ndiqni me rigorozitet këshillat e mëposhtme, do të kenë një lëkurë të bukur dhe super të shëndetshme.

Lëkura e yndyrshme ka nevojë para së gjithash për një pastrim të kujdesshëm. Kujdes kur zgjidhni pastruesin, nuk duhet të jetë kurrsesi pastruesi nuk duhet të jetë agresiv, pasi rrezikon rrezikojmë të stimuloni gjëndrat e yndyrës të prodhojnë më tepër sebum duke e keqësuar gjendjen.
Mundohuni të zgjidhni një larës delikat me veprim qetësues, pastrues, lehtësisht shtrëngues, që duhet përdorur si në mbrëmje për të hequr makijazhin dhe papastërtitë, si dhe në mëngjes për të eliminuar nivelin e lehtë të yndyrës që është formuar gjatë gjumit. Për një pastrim të thellë është e nevojshme të bëjmë të paktën një herë në muaj një maskë pastruese me bazë argjile. Mos harroni kurrë tonikun në mëngjes, rizgjon epidermën dhe i jep lëkurës freski.Për të mbajtur nën kontroll prodhimin e yndyrës, këshillohet që herë pas here të provoni terapinë e kubave të akullit, kurse më pas aplikoni një krem hidratues në trajtë xheli.

Lexo edheSoda bikarboni lufton infeksionet urinare më mirë se ilaçet
Çfarë nuk duhet bërë
– Mos shtrydhni kurrë puçrrat dhe pikat e zeza nuk duhet kurrë, presioni mbi to favorizon përhapjen e mikrobeve dhe baktereve, pra zhvillimin e tyre.
– Mos iu dorëzoni dëshirës për t’u nxirë: dielli, që në momentin e parë e than lëkurën.
– Mos përdorni pudër kompakte për të hequr efektin e yndyrës, ose produkte me bazë pluhuri, por vetëm likuide.














