back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaJetëGabimet e përditshme në përdorimin e tharëses që po dëmtojnë flokët tuaj;...

Gabimet e përditshme në përdorimin e tharëses që po dëmtojnë flokët tuaj; ndiqni këto udhëzime

Të ngjajshme

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

A ka ndonjë gjë më të thjeshtë se tharja dhe stilimi i  flokëve tuaj pas një dushit? Kjo mund të duket e thjeshtë, por del se ky proces ka edhe truket e veta. Gjëra të tilla si distanca në momentin e tharjes, drejtimi dhe temperatura janë të rëndësishme.

Këto janë gabimet që bëni në përditshmëri:

- Advertisement -

Pothuajse të gjitha tharëset e  flokëve kanë një dy butona një që lëshon ajër tëngrohtë dhe një të ftohtë. Ju nuk duhet ti thani gjithë kohës flokët tuaj me të ngrohtë por duhet t’i kaloni këto dy procese me rradhë.  Ajri i ftohtë do të ngadalësojë avullimin e lagështisë, që do të thotë se kaçurrelat tuaja  do të zgjasin më gjatë.

Thani  flokët tuaj nga rrënjët deri në fund, në drejtim të rritjes së flokëve. Përndryshe, nga shkallët që ju keni flokët do të marrin një drejtim tjetër duke u kthyer nga jashtë.  Nëse i thani flokët nga rrënjët deri në fund, shkallët, përkundrazi, do të bashkohen dhe do të shtojnë një shkëlqim natyral në flokët tuaj.

Mbajtja e një tharëse me dorën tuaj duket të jetë mjaft e natyrshme – kjo është ajo që shumë njerëz bëjnë. Por është e gabuar, sepse keni nevojë për forcën dhe shkathtësinë e kësaj dore për stilim dhe shpërndarjen e fillesa të flokëve. Kjo do t’ju ndihmojë të kontrolloni më mirë procesin, të punoni me krehër në mënyrë më efikase dhe të shpenzoni më pak përpjekje në përgjithësi.

Nëse mbani tharësen afër kokës, jo vetëm që do t’i bëni flokët më të brishtë, por gjithashtu mund të digjni lëkurën e kokës. 12 cm është distanca e rekomanduar që duhet të mbani tharëses.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz