back to top
Friday, February 13, 2026
BallinaSportFutbollisti shqiptar largohet nga Juventusi

Futbollisti shqiptar largohet nga Juventusi

Të ngjajshme

Andi Zeqiri do të kthehet te Lozana, skuadër që zotëron kartonin e sulmuesit 18-vjeçar, që vjet ishte pjesë e Juventusit U19, që drejtohet nga Fabio Groso.

Sulmuesi do të ketë mundësinë të luajë në Superligën Zvicerane, ndaj kjo e ka nxitur atë që të shkëputet nga kampionët e Italisë.

Valter Fernandez, menaxheri i sulmuesit, është shprehur se lojtari që ai përfaqëson ndihej mirë në Torino, por Lozana është një mundësi e mirë për Zeqirin.

“Juvja dëshironte të mbante, por vendosëm të ktheheshim në Zvicër. Jo sepse nuk ndjehej mirë, por sepse të bëhej pjesë e profesionistëve te Lozana ishte një ide shumë e mirë. Drejtuesit e Juventusit u treguan shumë korrektë dhe të mirë kuptueshëm sa i përket këtij vendimi”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz